f.0802184253373_m

Polici i çeliktë – trim apo robot? (Video)

Polici Dan Pascoe u bë i dashur për mijëra përdorues interneti dhe për të gjithë adhuruesit e drejtësisë kur në YouTube përfundoi videoja, e cila ka mundur të përfundojë tragjikisht për policin trim.

Pascoe me kolegët e tij ishin vënë në ndjekje të një hajni makinash i cili nuk dëshiroi të ndalej. Për ta ndalur hajnin në arrati, polici ia preu rrugën me makinë dhe i dha kohë për t’u ndalur, por ai nuk përfilli urdhrat. Pasco tashmë kishte dalë nga makina për ta arrestuar hajnin, por ky i fundit nuk e ndali shpejtësinë goditi makinën e policisë përplasi policin dhe e hodhi në ajër.

Mirëpo polici nuk u dorëzua, ashtu si në filmat aksion, vetëm u ngrit në këmbë dhe filloi ta ndjekë hajnin të cilin më në fund edhe e kapi.

Polici shpëtoi vetëm me lëndime të lehta, por Lee Adamson, hajni 29 vjeçar për të cilin ky është dënimi i 25 do të qëndrojë dy vjet prapa grillave.

 

httpv://www.youtube.com/watch?v=P0cyQEl2740