|

Policët kosovarë vazhduan greven

Njësitet e Specializuara të Policisë së Kosovës edhe sot po shprehin pakënaqësitë lidhur me moszbatimin e “Ligjit për policinë”, si dhe dispozitave ligjore për sistemin e ri të pagave.


Zëdhënësi i këshillit të përfaqësuesve të njësive të specializuara, Arbresh Dalipi ka thënë se deri në realizimin e kërkesave policët nuk do të zmbrapsen nga shprehja e pakënaqësitë.

Kërkesat e policëve janë zbatimi i menjëhershëm e në tërësi i Ligjit për Policinë e Kosovës, rritja e pagave 100% nga paga bazë, si dhe ndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ku specifikohet në mënyrë të detajuar marrëdhënia e punës dhe niveli i pagës.

Këto njësi kanë pritur shtesa më të larta nga sistemi i ri i pagave dhe si rezultat i saj janë tubuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre

Etiketa: ,

Komentoni