|

Pogba lojtar i Juventusit

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e ka kritikuar sjelljen e Paul Pogbas dhe ka konfirmuar se mesfushori do t’i bashkohet Juventusit.

“Pogba ka nënshkruar për Juventusin shumë kohë më parë, me sa e dimë ne. Gjë që është zhgënjyese”.

“Mendoj se nuk ka shfaqur respekt ndaj nesh, prandaj të jem i sinqertë, jam i lumtur se nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, atëherë më mirë të jenë larg nesh”, ka deklaruar Ferguson për MUTV.

Komentoni