Pogba do t’i bashkohet Chelseat ose Realit

Pogba do t’i bashkohet Chelseat ose Realit

Pogba do t’i bashkohet Chelseat ose RealitNicolas Anelka ndien se ylli i ri i Juventusit, Paul Pogba mund t’i bashkohet Chelseat ose Real Madridit, nëse vendos të largohet nga Torino.

Pogba nënshkroi kontratë të re në fillim të këtij sezoni, duke e lidhur vetem me kampionin italian deri në vitin 2019, mirëpo, menaxheri i tij, Mino Raiola, ka zbuluar muajin e kaluar se klienti i tij nuk do të presë deri në fund të kontratës, duke paralajmëruar se 21 vjeçari mund të largohet nga Juventus Stadium në 18 muajt e ardhshëm, shkruan Zëri.

“Preferencë imja është Chelsea, e cila ka lojtarë të mëdhenj dhe një financues të fuqishëm si Abramovich. Ose Real Madridi, i cili është njëri prej klubeve më të mëdha në botë, nëse jo më i madhi”, deklaroi 35 vjeçari për ‘France Football’.

Chelsea dhe Reali flitet se janë në garë për ish futbollistin e Manchester Unitedit, për të cilin ofrojnë 100 milionë euro, raporton Zëri.

“Unë e shoh Pogban duke bërë mirë aty, duke iu përshtatur stilit të lojës dhe trajnerit, sidomos në Real. Carlo Ancelotti do të nxirrte shumëçka nga ai. Në kokën e tij, Paul tashmë e di se cilat klube e duan që të luajë për to”, përfundoi bashkëkombësi i Pogbas, përcjell Zëri.

Anelka e kishte ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve me Realin në fund të sezonit të tij të vetëm në Spanjë, në vitin 2000, ndërsa e kishte fituar titullin e kampionit dhe dy FA Cup, gjatë qëndrimit të tij katërvjeçar në Chelsea, në mes sezoneve 2008 e 2012.