lukas-podolski

Podolski i kënaqur me partneritetin me Cazorlan

Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski, është i bindur për potencialin e partneritetit të tij me Santi Cazorlan.

“Më pëlqen stili i lojës së Arsenalit dhe ai i Santi – më pëlqen stili i tij i lojës me një ose dy prekje. Ne luajmë së bashku dhe ju mund ta shihni – ai pasoi për mua për golin e parë, unë pasova për të për golin e dytë”.

“Por ne kemi luajtur vetëm tre ndeshje. Ne kemi 35 ndeshje tjera andaj duhet të vazhdojmë”, ka thënë Podolski.