Andrea Agnelli

Po luftojmë kundër të gjithëve

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka treguar arsyet pse klubi ka vendosur që t’ua ndalojë lojtarëve dhe stafit komunikimin me mediat.

Bianconerët kanë ndërprerë kontaktet me mediat në shenjë proteste kundër vendimeve të arbitrave në ndeshjet e fundit të Zonjës së Vjetër.

Sipas presidentit të Juves, drejtuesit e klubit kanë akoma mendime të njëjta për atë që po ndodh, megjithatë ata nuk planifikojnë që të tërheqin edhe më shumë vëmendje.

“Në këtë moment duhet të vazhdojmë të besojmë në gjasat tona. Ende jemi në garë për dy objektivat: Serie A dhe Coppa Italia, ku po luftojmë kundër gjithçkaje dhe të gjithëve”.

“Jemi shumë të kënaqur, sepse e kemi filluar një projekt dyvjeçar në verë dhe rezultatet kanë filluar të shfaqen”, ka thënë Agnelli në një konferencë për media.