Po i vjen fundi epokes se "smartphoneve"

Po i vjen fundi epokes se “smartphoneve”

Po i vjen fundi epokes se "smartphoneve"  Epoka e “smartphoneve” mund të jetë drejt fundit. Një kompani e analizave financiare paralajmëroi se shitjet e “smartphone” janë në prag të një rënie drastike në vitet e ardhshme.

Sipas “IDC”-së, gjatë 2015-s do të ketë një ulje të ndjeshme të kërkesës, trend që do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2018, ndërsa çmimet mesatare gjithashtu mund të ulen, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të kërkesës në vendet e zhvilluara.

Kjo kompani parashikon një rritje me 19,3% të shitjeve globale të “smartphone” gjatë vitit aktual, i cili parashikohet të jetë edhe viti i fundit i artë i kësaj industrie.