“Plisat”: I urojmë mirëseardhje Dardanit

“Plisat”: I urojmë mirëseardhje Dardanit

“Plisat”: I urojmë mirëseardhje DardanitZyrtarizimin e Dardan Berishës te Sigal Prishtina e kanë përshëndetur të gjithë në kryeqytet, duke i uruar atij mirëseardhje në klubin me të trofeshem kosovar.

Basketbollisti pejan, megjithatë është kritikuar nga tifozët e KB Pejës, “Shqiponjat” për këtë hap, mirëpo kryesia e Pejës e ka falënderuar atë për gjithçka që beri në vendlindje.

Në stinorin e kaluar, Peja dhe Prishtina u përballen në dy finale të mëdha. Të parën, finalen e Kupës së Kosovës e fitoi Sigal Prishtina, kurse finalja e play-off-it i takoi Pejës, të cilët në krye me Dardan Berishën triumfuan 3:0 në serinë e ndeshjeve finale ndaj Prishtinës.

Gjatë këtyre ndeshje pati edhe fërkime ndërmjet dy palëve, derisa tifozët e Prishtinës “Plisat” ishin te revoltuar me reagimet që Dardani bënte në parket.

“E shkuar e harruar”, kështu thotë Albert Kastrati-Tigri, prijësi i “Plisave” për ORAinfo me rastin e nënshkrimit te Dardanit me Prishtinën.

“E kaluar është ajo, Dardani tash është pjesë e Prishtinës dhe ne do të mundohemi që ta përkrahim maksimalisht”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, përderisa ai mbron ngjyrat e klubit me dinjitet dhe besnikëri, “Plisat” do ta përkrahin për cdo gjë.

Dardani dhe Prishtina do të garojnë sivjet për herë të parë në Ligën Ballkanike te basketbollit.