Platforma OpenOffice 4.0, në dispozicion për përdoruesit

Platforma OpenOffice 4.0, në dispozicion për përdoruesit

Platforma OpenOffice 4.0, në dispozicion për përdoruesitNdoshta OpenOffice duhet të përdorë një slogan të ri : “Unë nuk kam vdekur ende”! Derisa LibreOffice tani më është si platforma që vjen me llojet e Linux-it, Fondacioni Softeurik Apache (ASF) ka lajmëruar që OpenOffice 4.0 është tani në dispozicion.

Natyrisht, as OpenOffice as LibreOffice nuk janë vetëm për Linux.

Që të dy këto platforma janë në dispozicion për shumë sisteme operative, duke përfshirë Linux, OS X dhe Windows, me mundësi shtimi tek sistemet e tjera operative.

Sidoqoftë, asnjëra nuk kanë bërë ndonjë premtim afat-gjatë, për arritjen e versionit në cloud. OpenOffice 4.0 vjen me një ndërfaqe të re, më moderne të përdoruesit, përmirësime me ndërveprimin me Microsoft Office, mbështetje e përmirësuar grafike dhe shumë përmirësime të tjera.

Ndërfaqja përfshin mbështetje për nivelet skicore docx, mbështetje për ngjyrat në prapavijë nga stili i tabelave në skedarët docx, më tepër pika anësore dhe numra për të shkruar citate në docx dhe mbështetje për ngjyrën e fontit në skedarët pptx.

“Ndërveprimi me Microsoft Office është një prioritet i lartë për projektin,” tha në një deklaratë, Juergen Schmidt, që është Menaxher i Lëshimit të Apache OpenOffice.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’u siguruar që përdoruesit tanë munden me sukses të shkëmbejnë dokumente dhe përmbajtjen e tyre me kolegë që vazhdojnë të përdorin Microsoft Office. Në të ardhmen ne planifikojmë që të vazhdojmë përqendrimin tonë në ndërveprimin e dokumentit OOXML.” (PCWorld Albanian)