Plani për “Jugosllavinë e re”

Plani për “Jugosllavinë e re”

Plani për “Jugosllavinë e re”Një asamble parlamentare e përbashkët, një treg i përbashkët ekonomik, një sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është plani i nismës për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.

Ky dokument-strategji, mbështetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fule dhe iniciuar sivjet nga Mali i Zi, të cilin gazeta “Zëri” thotë ta ketë në duar”, shpalos detajet për bashkëpunimet ndërqeveritare mes tyre.

Plani i kësaj nisme, i përpiluar nga Mali i Zi, u është dorëzuar 6 shteteve në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që ato kanë pasur një takim në qershor në Budvë të Malit të Zi në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.