6049

Pirlo: Milani ka frikë nga Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se Milani është duke iu frikësuar konkurrencës që mund të ofrojë Juventusi para fillimit të sezonit të ri.

“Adriano Galliani ka thënë se ai priste që të më shihte në fanellën e Juventusit. Ishte shaka, por mendoj se ai e bëri për shkak se ai ka frikë nga ky ekip i Juventusit, një skuadër e cila do t’ua bëjë të vështirë të gjithëve”, theksoi Andrea Pirlo.

Andrea Pirlo pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Milani ku fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani duket se ka kthyer dashurinë në urrejtje për ish-klubin e tij.