Pirlo drejt LA Galaxy

Pirlo drejt LA Galaxy

Pirlo drejt LA GalaxyMesfushori italian Andrea Pirlo sipas të gjitha gjasave karrierën e tij do ta vazhdojë në Major Leage Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesfushori që është i dëmtuar te Juventusi mund të jetë pasuesi ideal i Landon Donovan te Los Angeles Galaxy të cilët janë gati t’i ofrojnë një pagë të afërt me atë të Juves: 3.5 milionë dollarë në sezon, shkruajnë mediat italiane.

Kontaktet mes palëve pritet të nisin që në muajin janar pavarësisht se 35-vjeçari ka një kontratë deri në 2017 me kampionët e Italisë.