f.0818131109430_m

Pique: Mourinho po e shkatërron futbollin spanjoll

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po e shkatërron futbollin spanjoll, pas sjelljeve të çuditshme të portugezit gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Superkupës.

Barca e fitoi ndeshjen me rezultat 3-2 falë një goli të vonshëm të shënuar nga Lionel Messi, që ishte i dyti i tij në ndeshje pas golit të parë të shënuar nga Andres Iniesta. Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo shënuan për Madridin, por ishte një portugez tjetër, Mourinho, ai i cili pushtoi lajmet, pas goditjes ndaj ndihmës-trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.

“Shpresoj se grindja të mos jetë ajo për të cilën flitet- është turp. Nuk është hera e parë që kjo ndodh dhe gjithmonë të njëjtët lojtarë. Dikush duhet të marrë veprime – Mourinho po e shkatërron futbollin spanjoll. Ata flasin shumë për katalanasit, por problemi është te Madridi”.

“Mendoj se ai po e tejkalon vijën dhe kufirin, dhe ai duhet të ndalohet. Ne nuk mund të përfundojmë kështu çdo herë. Nëse bëjmë, gjërat do të shkojnë më keq”, ka thënë Pique.

Me fitoren e mbrëmshme Barcelona siguroi titullin e tretë radhazi të Superkupës.