Pinteresti i bazuar në idenë e vjedhur?

Pinteresti i bazuar në idenë e vjedhur?

Pinteresti i bazuar në idenë e vjedhur? Pinterest është i bazuar në idenë e vjedhur, kështu të paktën pohon Theodore F. Schroeder i cili ka ngritur padi kundër këtij rrjeti social.

Ai thotë që koncepti bazohet në idenë e tij të cilën ia ka vjedhur njëri prej investitorëve të parë në Pinterest, Brian Cohen, me të cilin kishte bashkëpunuar në projektin e zhvillimit të web aplikacionit Rendezvoo.

Pas dështimit të bashkëpunimit, pohon ai, Cohen kishte shfrytëzuar idetë e tij, të cilat më vonë janë implementuar në Pinterest. Bëhet fjalë për konceptin e katrorëve apo pllakëzave me përmbajtje dhe scrollimin e pafund, në të cilat bazohet ideja themelore e këtij rrjeti social.

Përveç rrjetit social, ky gjoja pronar i idesë origjinale ka akuzuar edhe ish-bashkëpunëtorin e Brian Cohen. Pinterest i cilëson këto akuza si të pabaza dhe ka paralajmëruar “luftë agresive” në gjyq.