Pilula e domates zvogelon rrezikun e infarktit

Pilula e domates zvogelon rrezikun e infarktit

Pilula e domates zvogelon rrezikun e infarktitPilula e quajtur “Ateronon” permban kemikalin e njohur si likopen, per te cilin eshte vertetuar se terheq arteriet, si dhe paraqet nje nder perberesit me te shendetshem te domates.

Hulumtimet me te detajuara kane treguar se ky ilac natyral ul shtypjen e gjakut, si dhe permireson qarkullimin. Hulumtuesit besojne se pilula mund te zvogeloje pasojat e semundjeve te zemres, rrezikun nga infarkti dhe sulmi ne tru, si dhe prekja me kancer.
Likopeni eshte i modifikuar ne ate menyre qe gjaku me lehte e absorbon sesa qe do te ishte rasti gjate marrjes se likopenit natyral nga domatja.
“Mendojme se keto jane rezultate te mira dhe shume domethenese, por duhet te behen hulumtime shtese per t’i vertetuar nese ndikojne ne zvogelimin e sulmit ne tru dhe atyre te zemres”, tha Ian Wilkinson, drejtor i universitetit Cambridge.
Rezultatet e hulumtimit dymujor kane treguar se pilula kishte ndikuar ne pune me te mire te qelizave te gjakut. Qelizat ishin bere me te ndjeshme ndaj monoksidit te azotit, gaz ky i cili tek njerezit e shendoshe zgjeron enet e gjakut dhe forcon qarkullimin e gjakut gjate ushtrimeve.(Telegrafi)