Pierre-Emerick Aubameyang, më i shpejtë se Bolt

Pierre-Emerick Aubameyang, më i shpejtë se Bolt

Pierre-Emerick Aubameyang, më i shpejtë se BoltNënshkrimi i ri i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, nuk ka humbur kohë për të impresionuar punëdhënësit e rinj, pasi ka shënuar një kohë më të shpejtë se Usain Bolt.

24-vjeçari kishte vrapuar 30 metra për 3.7 sekonda gjatë stërvitjeve para-sezonale në Bad Ragaz në Zvicër, po thuajse një sekondë më shpejt se ikona olimpike në vrapin e tij rekord-thyes në 100 metra në Berlin në vitin 2009.

“Pierre sigurisht se është një prej lojtarëve më të shpejtë që kanë luajtur këtu ndonjëherë”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

Aubameyang, i cili iu bashkuar finalistit të Ligës së Kampionëve për një marrëveshje 13 milionë euro nga Saint-Etienne javën e kaluar, bëri paraqitjen e parë për ekipin e Jurgen Klopp në fitoren e të mërkurës 3-1 ndaj Baselit.