Philip Seymour Hoffman vdes nga overdoza

Philip Seymour Hoffman vdes nga overdoza

Philip Seymour Hoffman vdes nga overdozaAktori i njohur hollivudian Philip Seymour Hoffman gjendet i vdekur ne apartamentin e tij ne Nju Jork. “The Wall Street Journal” njofton se 46-vjeçari u gjet i pajete kete te diel ne apartamentin e tij, ndersa po hetohet mbi shkaqet e mundshme te vdekjes se tij.

Shkaku kryesor per vdekjen dyshhohet overdoza nga droga. Nga te dhenat e para mesohet se aktori eshte gjetur ne dyshemene e banjos i shtrire dhe ne krah ende kishte nje shiringe me te cilen kishte injektuar heroine.

Ka qene asistenti personal i cili gjeti Hoffman te vdekur rreth ores 11:30 a.m ne banesen e aktorit qe ndodhet konkretisht ne West Village, 35 Bethune Street. Asistenti njoftoi 911.

Hoffman eshte i njohur per shume role kinematografike ku me nje prej tyre ne filmin ‘Capote’ ka fituar dhe Oskarin ne vitin 2005.