Peugeot në telashe, nënshkruan marrëveshje shpëtimi me kinezët

Peugeot në telashe, nënshkruan marrëveshje shpëtimi me kinezët

Peugeot në telashe, nënshkruan marrëveshje shpëtimi me kinezëtFirma e automobilave, francezja PSA Peugeot Citroen ka nënshkruar një marrëveshje të pritur shpëtimi që do të sjellë që familja themeluese të heq dorë nga kontrolli i kompanisë.

Dongfeng Motors i Kinës dhe qeveria franceze do të investojë rreth 800 milion euro në këmbim të 14% aksione.

1.4 mld euro të tjera do të ngrihen nga investitorët ekzistues në Peugeot.

Marrëveshja është ende subjekt i votimit të aksionarëve, por do të sigurojë të holla shumë të nevojshme për të mbajtur gjallë Peugeot, pas skadimit të garancive qeveritare.

Prodhuesi i dytë më i madh i Evropës gjithashtu njoftoi rezultatet e fundit financiare, të mërkurën, duke paralajmëruar se mund të përballet me humbje deri në vitin 2016.

Peugeot tha se humbja e saj neto është ngushtuar në 2.32 mld euro vitin e kaluar, në krahasim me një humbje 5 mld euro në vitin 2012.

Shitjet ranë edhe nga 2.4% një vit më parë, për shkak të kërkesës së vakët për makina të reja në Evropë.