selimi

Petrit Selimi : Kosova do ta përforcojë imazhin në botë

selimiZëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi mendon se përfundimi i procesit të hetimeve për krime lufte në Kosovë, do të ndihmojë në përmirësimin e imazhin ndërkombëtarë të Kosovës.

Duke folur për raportin e Williamsonit, Selimi ka thënë se çfarëdo raporti ku përmendet krimet e luftës, e bënë që Kosova në sy të botës të kthehet në Kosovën e luftës.

Ai ka thënë se duke u treguar serioz si shtet karshi këtij raporti, por dhe gjykimeve që do të vinë më pas, Kosova do të mund të përforcojë imazhin e saj në botë.

“Çfarëdo raporte, ku përmenden organet, krime lufte dhe Kosova në një kontekst të tillë, nuk janë të mira për imazhin ngase ripërkujtojnë publikun botëror për Kosovën e luftës e jo për Kosovën e re, të pasluftës”.

“Megjithatë, bashkëpunimi ynë dhe lidershipi i treguar në përmbylljen e hetimeve dhe proceseve së bashku me bashkësinë ndërkombëtare në fund do ta përforcojnë imazhin e Kosovës si një vend që ka qenë serioz në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare si dhe respektin ndaj viktimave eventuale të krimeve të pandehura”, ka thënë Selimi. /Epoka e Re/