Peticion mos e shtrenjtoni rrymën

Peticion mos e shtrenjtoni rrymën

Peticion mos e shtrenjtoni rrymënNë Prishtinë sot ka nisur aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve për peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Këtë organizim po e bënë Koalicioni i Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare, i përbërë nga afro 70 subjekte joqeveritare dhe sindikale.

Me këtë peticion synohet që çmimi i energjisë elektrike të reflektoj gjendjen sociale dhe ekonomike të konsumatorëve, si dhe kërkohet shkarkimi i anëtarëve të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Përmes këtij peticioni kërkohet që përmes një Rezolute të anuloj Vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 29 gusht që bëri që rryma të shtrenjtohet për rreth 5 për qind.