Peshkaqenët rrezik për fansat e Botërorit

Peshkaqenët rrezik për fansat e Botërorit

Këto anije që lanë portin në Durban të Afrikës së Jugut, kanë shumë punë, vazhdimisht duhet të kontrollojnë  rrjetat të cilat parandalojnë peshkaqenët t’i afrohen plazheve, ku pritet që të arrijnë me qindra fansa që kanë ardhur në Botëror.

Atje prej nesër organizohet ndeshja mes Gjermanisë dhe Spanjës.Prej më 11  qershor, kur filloi botërori me mijëra vizitorë nga e gjithë bota shijojnë diellin e dimrit, plazhet me rërë dhe surfim spektakolar. Por, edhe ujërat e Oqeanit  Indian janë të rrezikshëm dhe përplot me peshkaqenë të uritur.

Peshkaqeni i madh dhe peshkaqeni “dem”, peshkaqeni i njohur Zambezis është më i rrezikshëm. Prej vitit 1964 në  breg është funksion edhe stafi për mbrojtje nga peshkaqenët që kontrollon 38 plazhe në gjatësi prej 360 kilometrave.

Mendoj se disa përplasje të njerëzve me peshkaqenët ndodhin për shkak të moskuptimeve. Ndoshta do të gjendeni në vendin ku ndodhet ushqimi i tyre  ose thjeshtë kanë pasur një ditë të keqe ose keni hyrë në zonën e tyre”, thotë
Debi Hargrevs, nga Ekipi për mbrojtjen  nga peshkaqenët.

Peshkaqeni më i madh që është kapur në plazhin Riçar ka qenë i llojit të peshkaqenëve të bardhë, i gjatë 4,78 metra, me peshë prej 1,160 kilogram. Kjo ka ndodhur në vitin 2002. Hergreves ka kaluar thuajse 12 vjet  duke u marrë me gjuetinë e peshkaqenëve, dhe në stomakët e tyre ka gjetur gjithçka.

Çizme, kabllo, shishe plastike, pjesë nga trupi i njeriut, madje edhe targa të automjeteve. Tani ai ndoshta sheh të gjejë ndonjë tifoz të futbollit.