Përzgjidhen tre kandidatë për Avokat të Popullit në Kosovë

Përzgjidhen tre kandidatë për Avokat të Popullit në Kosovë

Përzgjidhen tre kandidatë për Avokat të Popullit në KosovëPërzgjidhen tre kandidatura nga 22 konkurrentët që konkuruan për postin e Avokatit të Popullit të Kosovës. Tre kandidaturat e përzgjedhura do t’i dërgohen Kuvendit për të zgjedhur njërin prej tyre.

Para deputetëve të kuvendit të Kosovës do të jenë emrat e kandidatëve Gjyljeta Mushkolajt, Hilmi Jasharit dhe Adriana Hoxhiqit. të cilët janë përzgjedhur me votim të fshehtë nga paneli intervistues.

Suzana Novobërdali, kryetare e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, citohet të ketë thënë se procedura e përzgjedhjes së kandidatëve ka qenë transparente dhe është monitoruar edhe nga organizata të ndryshme, përfshirë edhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit, kaluan përmes Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, që është mbledhur sot. Kryesia e Kuvendit do të vendosë që të procedojë më tej.

Kryesia mblidhet çdo të hënë për të përcaktuar rendin e ditës së mbledhjeve të Kuvendit, që zakonisht mbahen çdo të enjte.

Mandati i Avokatit të Popullit të Kosovës zgjat pesë vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. Mandati aktual i Avokatit të Popullit Sami Kurteshi, përfundon me datën 4 qershor 2014.