Përplasje sërish ndërmjet protestuesve dhe policisë

Përplasje sërish ndërmjet protestuesve dhe policisë

Përplasje sërish ndërmjet protestuesve dhe policisëPolicia e Kosovës ka përdorur sprejin djegës kundër protestuesve të mbledhur para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, gjatë përpjekjeve të këtyre të fundit për të depërtuar brenda oborrit të Rektoratit.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, duke thënë se “punimet shkencore që rektorit Gashi i janë njohur si kontribut për promovimin e tij akademik, janë të botuara në një revistë fiktive shkencore në Indi”.

Studentët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës edhe të premten, një ditë pas përplasjeve ndërmjet tyre dhe forcave të rendit në Kosovë në oborrin e Rektoratit.

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës as sot, e premte, nuk ka arritur të hedhë në votim rekomandimet nga partia politike në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës, mbi gjendjen e krijuar në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina”.

Në rekomandimet e LDK-së përfshihej edhe kërkesa rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, të paraqesin dorëheqje.

Rekomandimet e LDK-së, janë mbështetur edhe nga dy partitë tjera politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Universiteti i Prishtinës është futur në rend dite të Kuvendit të Kosovës pas pothuajse dy javë protestash para Rektoratit të Universitetit, të organizuara nga disa subjekte studentore