Përplasen Krasniqi dhe Lama

Përplasen Krasniqi dhe Lama

Përplasen Krasniqi dhe LamaRrjetet sociale janë kthyer në arenë debati për politikanët tanë. Së fundmi Memli Krasniqi në twitter me disa statuse ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje. Ai e thotë se Alma Lamës, iu paskan dashur 3 vite për të kuptuat që Vetëvendosje është parti fundamentaliste.

“Alma Lames iu paskan dashur 3 vite me e kuptu atë që secili njeri racional e kupton për 3 minuta: faktin që VV është parti fundamentaliste”, shkruan ai.

E shpejtë ka qenë Alma Lama duke i thënë atij se të paktën për 3 minuta e ka kuptuar kush është Memli dhe këtë e ka bërë kur ai ka larguar foton e Nënës Terezë nga zyra e Ministrisë.

“Në fakt 3 minuta më janë dashur për të kuptuar se kush jeni ju, kur hoqët foton e Nënë Terezës nga zyra e Ministrisë”, ja ktheu ajo.

Por Memli nuk ndalet tek Alma. Më vonë u morr edhe me Shpend Ahmetin.

Ai tha se ka qejf me ditë çka do të thotë ai kur të largohet (ose largojnë) atë nga Vetëvendosje.

“Bash kisha pas qef me e dite çka ka me deklaru Shpend Ahmeti kurdo qe largohet (ose e largojnë) prej VV. Besa edhe çka do thonë VV për të. :)”, shkruan Kransiqi.

Ky debat vjen pas largimit të Alma Lama nga Vetëvendosje.