Përmirësohet gabimi, vendoset flamuri me 6 yje

Përmirësohet gabimi, vendoset flamuri me 6 yje

Përmirësohet gabimi, vendoset flamuri me 6 yjeMbrëmë gjatë mesnatës kompania e kontraktuar nga qeveria për vendosjes e flamujve festivë në rrugët e Prishtinës, ka bërë përpjeke për të përmirësuar gabimin e saj.

Pasditen e djeshme kjo kompani kishte vendosur flamuj me pesë yje në sheshet e Prishtinës, të vendosur për nder të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me gjithë përpjekjen për përmirësim, ylli i gjashtë i shtuar në flamujt e sotshëm është vendosur “sa për sy e faqe”, me një ngjyrë shumë të dobët, sa që nëse i shikoni flamujt nga distanca si në foton më poshtë, të krijohet përshtypja se akoma janë të vendosur flamujt me pesë yje.