Përmbytje masive, evakuime në Fier e Vlorë

Përmbytje masive, evakuime në Fier e Vlorë

Përmbytje masive, evakuime në Fier e VlorëJug i vendit është ne gjendje emergjence per shkak te daljes se lumenjve nga shtrati. Vërshimi i ujerave vazhdon me intensitet duke rrezikuar te zgjeroje hartën e përmbytjeve.

Situata me kritike paraqitet ne Fier e Vlore. Deri tani ne komunën Novoselë janë evokuara 70 familje dhe priten te te evakuohen 120 te tjerë ne urën e Mifolit ku uji ka çare argjinaturën e urës dhe ka përmbytur 10 shtëpi e qindra hektarë toke.

Çarja e argjinaturës mbi urën e Mifolit ka bere qe uji te pushtoje 4 km rruge ne aksin e vjeter .Niveli i ujit vazhdon te rritet me intensitet duke rrezikuar te dale ne rrugën e re Levan-Tepelene ne vendin e quajtur Pocem. Qyteti i Selenicës ndërkohë është bllokuar ne te gjitha anët e tij dhe uji ka mbuluar pompat ujit te pijshem. Sipas kryetarit te bashkisë jane marre masa qe te mbyllet rezervuari kryesor me kapacitetet qe te mbaje qytetin me furnizim me ujë për 3 dite. Ne Fier janë evakuuar 40 familje ne fshatrat Karshisht, Cevren, Ferash dhe Pocem .

Demet materiale janë te mëdha. 50 krerë bagëti te imta dhe 100 derra janë rrëmbyer nga ujërat. Aktualisht rrezikohen banesat e fshatit Fitore pasi uji po shkon drejt Hidrovorit te Akernise ku përmbytja rrezikon edhe 5000 banore qe banojnë afër shtratit te lumit. Shirat e rëne kane bere qe lumi Gjanicë të dalë nga shtrati .

Ai ka përmbytur jo vetëm tregun pranë urës me shkalle, por edhe dhjetëra banesa përreth. Banoret janë te izoluar per shkak te vërshimit te ujërave te lumit ne oborret e tyre dhe ne katet e para te pallateve. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi thotë se situata po monitorohet hap pas hapi. Ne Ballsh raportohet se është përmbytur stacioni furnizimit me ujit . Edhe ne qarkun e Elbasanit reshjet e shiut kane qene me intensitet te larte, duke sjell rrëshqitjen e dherave ne aksin Librazhd-Elbasan.

Uji i lumit Devoll i cili ka dale nga shtrati, ka bllokuar kalimin ne urën e Shushicës. Ndërsa lumi Shkumbin ka përmbytur tokat bujqësore te komunës Paper duke rrezikuar kështu edhe pompat e ujësjellësit te Cërrikut .Disa fshatra te komunave Librazhd dhe Përrenjasit kane mbetur pa energji elektrike. Reshjet e pandërprera të shiut që vijojnë prej më shumë se 48 orësh kanë nxjerrë nga shtrati përroin e Sotirës në Gjirokastër.

Ujërat kanë rrezikuar përmbytjen e lagjes së poshtme të fshatit Vrisera. Ndërkaq disa qindra hektarë tokë bujqësore në fushën e Dropullit gjendet e përmbytur që prej së premtes. Banorët flasin gjithashtu për dëme ekonomike të shkaktuara prej përmbytjes. Në qytetin e Gjirokastrës më shumë se 50% e banorëve gjenden në errësirë që prej pasdites të së shtunës për shkak të përmbytjes së nënstacionit të vjetër elektrik të Gjirokastrës.

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=8Xx_rP_L5-Y”]