Përleshje në parlamentin turk, pesë deputetë të lënduar

Përleshje në parlamentin turk, pesë deputetë të lënduar

Përleshje në parlamentin turk, pesë deputetë të lënduarPesë deputetë morën lëndime në një konflikt që shpërtheu në Parlamentin turk, gjatë së cilës fluturuan karrige, si dhe u goditen deputetë me çekiçin dhe zilen të cilën e përdorte kryetari i Parlamentit turk.

Konflikti kishte filluar herët këtë mëngjes pasi ligjvënësit nga opozita u përpoqën të shtyjnë fillimin e debatit mbi një projekt-ligj të diskutueshëm mbi sigurinë, i cila do t’i jepte pushtet më të madh policisë gjatë bastisjeve dhe arrestimeve, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesi i partisë pro-kurde Ertugrul Kürkçü tha se gjatë konfliktit fizik përreth dhomës së parlamentit kanë fluturuar karriget, si dhe dy deputetë u goditën me një çekiç dhe zile.

Si pasojë, në spital janë dërguar dy deputetë, ndërkaq Kürkçüt dhe dy të tjerëve iu është ofruar ndihma mjekësore në klinikën, brenda ndërtesës së parlamentit turk. /Telegrafi/