Përleshje në Bangkok mes protestuesve dhe policisë

Përleshje në Bangkok mes protestuesve dhe policisë

Përleshje në Bangkok mes protestuesve dhe policisëNjë zyrtar i policisë tajlandeze është vrarë me armë zjarri, derisa autoritetet kanë kryer një operacion për të pastruar rrugët e Bangkokut nga protestuesit antiqeveritarë.

Mbi 40 njerëz raportohet të jenë plagosur mëngjesin e sotëm, ndërsa rreth 100 të tjerë janë arrestuar.

Pamjet televizive kanë treguar re të gaztit lotsjellës pranë ndërtesës së qeverisë.

Protestuesit kanë protestuar qysh në muajin nëntor për të rrëzuar kryeministren Yungluck Shinawatra.