f.0815190453790_m

Përkthyesja në “Bondsteel” ishte spiune e Serbisë

Tanja Jankovic ishte e punësuar në kampin “Bondsteel” si përkthyese e gjuhës serbe në atë Angleze. E lindur në periferi të Bujanocit, ajo kishte punuar për një agjenci lajmesh në qendër të Serbisë, ndërsa në anën tjetër ngulfatëte policinë sekrete të Serbisë me informacionet, të cilat mblidhte në brendësi të kampit Bondsteel si përkthyese.

Në librin e saj të shkruar në vitin 2004 ajo ka shënuar të dhënat, të cilat janë lexuar edhe në mediat lokale dhe ato botërore, mirëpo ajo nuk ka shënuar diç mbi kontaktet e saja me policinë sekrete të Serbisë, transmeton portali comeze, njofton INA.

CIA ka informatë dhe njohuri se kjo e ashtuquajtura “gazetare, përkthyese, bashkëpunëtore” ka pasur kontakt të rregullt me policinë sekrete të Serbisë, për atë edhe është larguar nga vendi i punës, thekson portali.

Pasi portali informativ “SETimes” kishte nxjerrë këtë njohuri, reporterët kishin provuar përmes pyetjeve provokuese të nxjerrin ndonjë informatë, mirëpo nuk kanë mundur të nxjerrin nga ajo, përpos të dhënave që ka shënuar në librin e saj.