Përfundon takimi i Topit me Lohan e Montobio

Përfundon takimi i Topit me Lohan e Montobio

Ka zgjatur mbi një orë takimi mes presidentit të vendit Bamir Topi dhe ambasasadorëvë të KE-së dhe Spanjës, Helmut Lohan dhe Manuel Montobio, të cilët kanë diskutuar për situatën politike në vend.
Ky ishte një takim i njoftuar zyrtarisht mes kreut të vendit dhe diplomatëve dhe pritet që brenda minutash të bëhen publike detaje të bisedës me tyre.

Kreu i vendit ka zhvilluar para mesditës një takim rreth 30-minutësh me zëvendëskryeministrin e vendit Ilir Meta, si dhe një takim gati një orë në rezidencën amerikane në Tiranë me ambasadorin John Withers.

Ende nuk është bërë i ditur asnjë detaj i këtyre takimeve të rëndësishme, por kjo axhendë e ngjeshur e presidentit zhvillohet në një kohë kur në bulevard ka një grevë urie të deputetëve dhe mbështetësve të thjeshtë socialistë, kur kryeministri ka theksuar disa herë se nuk del mbi vendimin e gjykatave dhe kur faktori ndërkombëtar i ka kërkuar klasës politike shqiptare të gjejë gjuhën e dialogut në parlament./tch/