Përfundon protesta e studentëve

Përfundon protesta e studentëve

Përfundon protesta e studentëveOrganizatorët përfunduan protestën, duke thënë se do të vazhdojnë të martën në ora 11:00, ku do të ketë aksione të dhunshme për të cilat nuk do të mbajë askush përgjegjësi.

Protesta ishte organizuar nga Grupi u pavarur i studenteve, i përkrahur nga shoqatat e dala nga lufta.

Një pjesë e studentëve të UP-së kanë po tentojnë të hyrë në objektin e Rektoratit të UP’së, duke kërkuar shtimin e afateve të provimeve në kundërshtim me Statutin e UP’së.

Kështu, studentët po kërkojnë jashtëligjshëm ndryshimin e rregullave akademike. Njëra prej kërkesave të tyre është edhe që gjatë gjithë vitit të ketë afate provimesh për absolventët. Kështu nuk ndodh në asnjë universitet as në rajon e as diku tjetër.

15 minuta ultimatum për rektorin (FOTO)

Marshi i studentëve të UP’së që po mbahet sot, ka mobilizuar Policinë e Kosovës dhe e kanë rrethuar rektoratin e këtij Universiteti. Në afërsi të rektoratit janë parë edhe njësia speciale e Policisë.

Ndërkaq, studentët kanë kërkuar që për 15 min të del rektorit për t’ju plotësuar kërkesat. Ata kanë thënë se janë të qëndrimit dhe nuk do të largohen nga rektorati pa u plotësuar kërkesat ose do të vendosin tenda deri në plotësimin e kërkesave./zeri/