Përfitime shëndetësore nga manaferra

Përfitime shëndetësore nga manaferra

Përfitime shëndetësore nga manaferraManaferrat si frut ka shumë përfitime shëndetësore, dhe janë aleat i shkëlqyeshëm në luftë kundër peshës.

Ketonet – enzime që gjenden tek malina, bëjnë ndarjen e qelizave yndyrore në trup.

  1. Djegin yndyrnat
    Ky frut i kuq është i pasur me fibra dhe mangan. Fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, kurse mangani forcon metabolizmin e trupit. Shija e ëmbël e mjedrave ju bën të ndjeheni të “fryer” më gjat.
  2. Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër
    Acidi elagjik i cili gjendet tek manaferrat, zvogëlon shanset për sulm në zemër. Ky acid zvogëlon kolesterolin e keq dhe ulë shtypjen e lartë të gjakut.
  3. Shëron mëlçinë e dëmtuar
    Një filxhan manaferra mund të parandalojë dëmtimin e mëlçisë dhe mundësinë që të sëmureni nga karcinoma.
  4. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
    Edhe pse manaferrat janë të ëmbla, materiet ushqyese ndihmojnë në kontrollën e nivelit të sheqerit në gjak. Për këtë gjë manaferrat janë të mira edhe për personat që vuajnë nga diabeti tip2.
  5. Për lëkurë të mirë dhe të pastër
    Antioksidanset dhe vitaminat që gjenden tek manaferrat e bëjnë këtë frut të përkryer për lëkurë të bukur dhe të shtrënguar. Ketonet e mbrojnë trupin nga radikalet e lira, me ç’rast zvogëlohen shenjat e mplakjes.