Përdhunohen 220 femra nga qeveritarët sudanez

Përdhunohen 220 femra nga qeveritarët sudanez

Përdhunohen 220 femra nga qeveritarët sudanezNë raportin e Human Rights Watch, thuhet se mbi 200 gra dhe vajza në Darfur janë përdhunuar për tre ditët në një sulm të gjerë, të organizuar dhe sistematik nga forcat qeveritare sudaneze.

“Ata e bënë, një nga një. Një ndihmoi që gratë të rriheshin dhe një tjetër i përdhunonte. Pastaj ata shkonin tek një vajzë tjetër“, ka pohuar e mbijetuara Khatera, në raportin 48 faqesh mbi detajet dhe mizoritë në Tabit, një qytet me 7000 banorë në rajonin e Darfurit në Sudan, për ngjarjet që ndodhën gjatë një periudhë tre­ditore në fund të tetorit 2014.

Khatera, 40 vjeçe tre vajzat e saj ishin mesin e 221 grave të përdhunuara nga ushtarët e Forcave te Armatosura të Sudanit (FAS­it) ushtarë. Dy nga vajzat e saj ishin nën 11 vjeçe kur u përdhunuan.

Jonathan Loeb, autor i raportit të HRË, tha se “Anëtarët e ushtrisë sudaneze kryen sulme, duke përfshirë shumë abuzime, rrahje, frikësim dhe më i tmerrshmi, përdhunonin gratë në qytet në mënyrë të organizuar, të përhapur dhe sistematike. Shumë nga gratë u rrahën dhe u përdhunuan disa herë, shpesh para familjeve dhe miqve të tyre, madje edhe nga ushtarë dhe burra civilë që ata i njihnin nga baza e SAF, e cila ndodhet vetëm një gjysmë kilometër larg nga qendra e Tabit

“Tetëmbëdhjetë ushtarë erdhën në shtëpinë tonë. Tre prej tyre nxorën njerëzit jashtë. Ata i rrahën burrat me fundin e armëve të tyre dhe i tërhoqën zvarrë jashtë shtëpisë, tha Nadia 20 vjeçe për HRË.

“Atëherë 15 ushtarët e mbetur na përdhunuar, të gjitha, ishima katër femra. Ata na rrahën dhe bënë çdo gjë që ata donin“, shtoi ajo.

Bazuar në dëshmitë e 15 të mbijetuarve dhe 21 dëshmitarëve të besueshëm, raporti i HRË detajon se si ushtarët ia plasën në shtëpitë e njerëzve duke akuzuar banorët për strehimin ose të një anëtari të forcave rebele ose se kishin vrarë një ushtar të humbur. Pastaj rrahën gjithë burrat para se të përdhunonin gratë dhe vajzat e familjes.

Umm­Jumma, në të tridhjetat e saj, dëgjoi ulërimën e nënës së saj dhe vrapoi drejt saj duke u përpjekur ta shpëtonte.

“Kur e panë që unë po kërkoja të vetmbrohesha ata më kërcënuan me armët e tyre. Pastaj ata më përdhunuan edhe mua. Ishin katër prej tyre. Dy kishin rroba civile. Ata më përdhunuan në sy të nënës sime. Ajo vetëm ulërinte“, ­ tha ajo.