Për tre muaj mbi 260 të sëmurë nga kanceri në Kosovë

Për tre muaj mbi 260 të sëmurë nga kanceri në Kosovë

Për tre muaj mbi 260 të sëmurë nga kanceri në KosovëInstituti Onkologjik në Prishtinë ka nisur të mbajë regjistër për pacientët të cilët diagnostikohen me sëmundjen e kancerit.

Për tre mujorin e parë të këtij viti janë identifikuar mbi 250 raste të reja në Kosovë. Këtë e konfirmon për RK-në drejtori i Institutit të Onkologjisë, Behxhet Osmani.

“Numri i pacientëve d.m.th raste të reja i të sëmurëve me kancer në Institutin Onkologjik është 264. Nëse e llogarisim 300 persona ka katër herë ( 300 x 4) atëherë del që në fund të vitit do ta kemi numrin prej 1 mijë deri në 1 mijë e 200 persona raste”, tha Osmani.

Drejtori i Onkologjisë, Behxhet Osmani tha se nga protokolli i pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit i cili po bëhet për herë të parë këtë vit, priten të bëhen analiza më të thella të cilat tregojnë se nga cila komuna janë rastet më të shpeshta. (INA)

  • Sali Muja

    Smundjet e ndryshme, dhe vdekjet ne kosove jan ber si qeshtje normale, por prejardhja e ketyre smundjeve dhe arsyja nuk jap askush pergjigje, me s’miri ; ka ardh prej zotit?
    kancerogjenet, diabetet etj, smundje dukej se jan primare dhe trajtimet nga keto smundje dukej qe jan te vogla apo me mire me then nuk interesohet askush..
    Po te behet nji bilanc i vdekjeve te para luftes dhe tash besoi se esht me i madh numri i tyre tash
    dhe pse tash te jet kur kishe jemi tash ne liri apo kush esht ne liri???????????????? ata qe i mbushin gjepat me para, ata qe bejn tergti me interesa te vendit dhe popullit, dhe pse jo kur ky popull flen dhe nuk qohet e mej marr punt e veta ne dore.

  • hajrushi

    besoj qe shteti , qeveria e kosoves duhet te merret seriozishte me kete qeshtje , dhe tua mundesoi njerezve mjekimin – sherimin e jo ti le ata ne meshire te zotit dhe donatoreve te ndryshem .
    te beje marrveshje per mjekimin e pacienteve edhe me spitalet nderkombtare ne kosove dhe jashte saj .