KleçkaPër rastin “Kleçka” EULEX-in e ndihmoi Prokuroria serbe

Për rastin “Kleçka” EULEX-in e ndihmoi Prokuroria serbe

KleçkaPër rastin “Kleçka” EULEX-in e ndihmoi Prokuroria serbe Prokuroria serbe për krime të luftës pretendon se ka ndihmuar në identifikimin e viktimave dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve të krimeve të luftës të kryera në vitin 1999 në “kampin” Kleçka. Procesi për këtë rast po zhvillohet para Gjykatës në Prishtinë kundër ish-komandantit të UÇK-së Fatmir Limaj.

E përdtitshmja “Danas” e Beogradit shkruan se ekipi i EULEKS-it ka nisur ekshumimin në rajonin e Kleçkës në shtator të vitit 2009. Siç transmeton QIK-u, sipas gazetës, në një gropë janë gjetur pesë trupa, me duar të lidhura me tel pas shpine, ndërsa analizat përsëritura të obduksionit konfirmojnë se plagët janë shkaktuar nga predhat e shkrepura nga armët e dorës. Ndërsa dy trupa ishin therur. Viktimat kanë pasur ndërmjet 25 e 65 vjeç. Më vonë janë gjetur edhe dy trupa. Në vazhdim të procesit ndaj Limajt javën që shkoi ka dëshmuar ekspertja e forenzikës Sesil Kroper, e cila ka thënë se forenzikët ndërkombëtarë kanë zbuluar dy varreza masive në vendin ku gjendej “kampi” Kleçka.

Po sipas kësaj gazete, Prokuroria serbe për krime të luftës në virin 2008 kishte nisur hetimet kundër Fatmir Limajt për raste të tjera të krimeve të luftës mbi popullsinë serbe në rajonin e komunave Lipjan, Shtime dhe Gllogovc nga qershori deri në tetor të vitit 1998.

Prokuroria serbe kishte bërë kërkesën në Gjykatën e qarkut në Beograd për zbatimin e hetimeve kundër Fatmir Limajt dhe 27 pjesëtarëve të UÇK-së për shkak të, siç thuhet, dyshimeve se kanë kryer krimer të luftës mbi 22 civilë serbë dhe shqiptarë. Ekziston dyshimi se ata në rajonin e komunave të lartpëmendura, duke vepruar në kuadër të Brigadës 121 në mënyrë të paligjshme burgosën 35 civilë nga të cilët 22 ishin vrarë. Këto trupa nuk janë përfshirë me aktakuzën kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në Tribunalin e Hagës./koha/