Për postin e Avokatit të Popullit aplikojnë 18 kandidatë

Për postin e Avokatit të Popullit aplikojnë 18 kandidatë

Për postin e Avokatit të Popullit aplikojnë 18 kandidatëKa përfunduar afati i konkurrimit për postin e Avokatit të Popullit, ndërsa për këtë kanë aplikuar 18 kandidatë.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut do t’i ndërmarrë procedurat e nevojshme për përzgjedhjen e tre kandidatëve, të cilët ia propozon Kuvendit për votim, thuhet në një njoftim të Kuvendit.

Deputetët do të vendosin për njërin nga ta në seancë plenare të Kuvendit.

Emrat e kandidatëve konkurrent për këtë pozitë janë: Musa Dragusha, Agim Vatovci, Milaim Çekaj, Fadil Geci, Sadik Kryeziu, Shqipe Ibraj Mala, Ibrahim Arslan, Haki Krasniqi, Naim Krasniqi, Veton Vula, Suzana Novoberdaliu, Adriana Hodzic, Hamdi Pllashniku, Afrim Gashi, Mazllum Baraliu, Bogoljub Staletoviq, Riza Krasniqi dhe Nazmije Krasniqi.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në bazë të Ligjit nr. 03/L 195 për Avokatin e Popullit dhe Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij, do t’i ndërmarrë procedurat e nevojshme për përzgjedhjen e tre kandidatëve, të cilët do t’ia propozojë Kuvendit për votim.