gjermaniPër kë bëri fotografja gjermane kartelë postale dhe kush ishte motivi i saj…?!

Për kë bëri fotografja gjermane kartelë postale dhe kush ishte motivi i saj…?!

gjermaniPër kë bëri fotografja gjermane kartelë postale dhe kush ishte motivi i saj…?!Disa muaj më parë u njohem me stilistin dhe modelin me prejardhje shqiptare Benny Bradshaw i cili jeton dhe vepron në Zvicërr.

Mësuam për sukseset e tij, ekspozitat, sfilatat etj. Por cka ndodhi me fotografen gjermane dhe motivin e saj apo fokusin e saj që ajo po e ushtron tash ca muaj me rradhë mbi stilistin me prejardhje shqiptare Benny Bradshaw?

Padyshim se nga sukseset e Benny Bradshaw syri i fotografes gjermane Ulrike Kiese nuk ngopet, pas ekspozites në Expo Brugg 2012 që ajo ia kushtoi Bennyt në tetor të vitit që e lam pas, vendosi që festat e fundvitit t’ia uron familjarëve, të afërmve, kolegëve dhe shoqërisë së saj me një kartel postale të krijuar dhe dizajnuar nga vetë zonja Kiese dhe motiv i saj i fiksuar ishte që kartelat postale të jenë me një foto të stilistit dhe modelit Benny Bradshaw, pas cilit akt Benny u ndje shumë i nderuar.

Në një komunikatë për albtime.com në lidhje me kartelat postale të zonjës Kiese, Benny Brashaw shprehet: “Ishte dhurata dhe befasia më e paharrueshme e jetës sime, zonja Kiese është motiv edhe për mua për të vazhduar unë edhe më tëj, nuk jam vetëm un motive i saj. E faleminderoj nga thellësia e zemrës dhe i ruoj shum sukses, shpresoj që bashkpunimi ynë asnjëher mos të stagnojë”.

Padyshim se edhe zonja Kiese është e bindur në talentin dhe kreativitetin e Benny Bradshaw, jo rastësisht ajo stilistin shqiptar e quan kameleon dhe konçiz, gjithsesi edhe vetë zonja Kiese është e lumtur dhe e bindur se bashkëpunimi i tyre nuk mbaron këtu dhe me kaq, ajo thotë se së bashku me Benny Bradshaw e presin shumë punë tjera.

Nga stafi i albtime.com shumë urime për stilistin me prejardhje shqiptare, suksese dhe punë të palodhshme.