hajnc vilhelm

Për Berlinin, anëtarësimi i Kosovës në OKB është me shumë rëndësi

hajnc vilhelmAmbasadori i Gjermanisë në Beograd, Hajnc Vilhelm ka deklaruar për mediat serbe se anëtarësimi i Kosovës në OKB është një nga çështjet që duhet të vihet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel. “Për Berlinin, çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB është me shumë rëndësi”, tha ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Hajnc Vilhelm, transmeton RTK.

Ai ka theksuar se Serbia përveç se duhet të heq dorë nga strukturat paralele në Kosovë, duhet të ndërpresë menjëherë edhe bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare.

Sipas tij, Gjermania e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet prandaj Berlini kërkon që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës të ngritën në nivel ambasadorësh. Për Berlin zyrtar edhe vendimi për këmbimin e oficerëve të ndërlidhjes është i kënaqshëm, por, ka thënë ai, ka edhe shumë çështje tjera të rëndësishme të cilat duhet shqyrtuar.

I pyetur për mundësinë e një autonomi për serbët e veriut, ambasadori gjerman ka thënë se Plani Ahtisaarit ofron mjaft autonomi dhe zgjidhja duhet gjetur brenda kuadrit të këtij palni.

“Propozimi brenda platformës del jashtë planti të Ahtiaasrit. Nuk mund të pranohen zgjidhje të cilat do të sillnin krijimin e entiteteve të veçanta brenda Kosovës”, ka theksuar ambasadori gjerman.

Sipas tij, Gjermania dëshiron që Serbia sa më parë të bëhet anëtare e BE-së, por nuk do të lejojë as një shtet kushdo qoftë ai që të sjellë problemet e veta në BE. Ai ka thënë se ishte optimist, pasi janë bërë shuam punë të mira dhe procesi po ec përpara.

“Ka filluar dialogu, është arritur marrëveshja për IBM dhe pagesën e taksave për dogana si dhe marrëveshja për këmbimin e oficerëve të ndërlidhjes”, ka theksuar Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Hajnc Vilhelm.