Pepe Reina nuk do të kthehet te Liverpooli

Pepe Reina nuk do të kthehet te Liverpooli

Pepe Reina nuk do të kthehet te LiverpooliBrendan Rodgers, nuk preferon ta rikthejë në Anfield portierin Pepe Reina, pasi ai t’i japë fund huazimit të tij te Napoli.

Spanjolli po e kalon këtë sezon si i huazuar te Napoli, pasi klubi i tij nënshkroi me portierin belg, Simon Mignolet, verën e kaluar.

Por, e ardhmja e Reinas vazhdon të mbetet e paqartë, me Barcelonën që është kandidat për të nënshkruar me të gjatë verës. Megjithatë, një gjë tash dihet – ai nuk do të rikthehet te Liverpooli.

“Ai shkroi një letër lamtumirëse apo jo? Pepe e bëri të qartë kur ai shkoi te Napoli se ai dëshironte të largohet pasi nënshkroi një letër të madhe të mrekullueshme duke thënë se ai do të punojë me menaxherin më të mirë me të cilin ka punuar, me Rafael Benitez, dhe e falënderoi atë për kohën e tij te Liverpooli”.

“Andaj, për mua kjo mu duk sikur ai e kishte marrë vendimin atje”, ka thënë Rodgers.