Pep Guardiola sulmon Rosellin: S'më la rehat

Pep Guardiola sulmon Rosellin: S’më la rehat

Pep Guardiola sulmon Rosellin: S'më la rehatGuardiola i ka thënë kritikat e para për ish kohën e tij të kaluar te Barcelona, përkatësisht nën drejtimin e presidentit Sandro Rosell.

“Kam shkuar 6000 milje larg dhe i kam kërkuar presidentit të më lerë vetëm, por nuk e ka mbajtur fjalën. Përdorimi i sëmundjes së Tito Vilanovas për të më sulmuar është diçka që nuk do e harroj kurrë.

E kam takuar në New York, por janë hedhur hipoteza se pas largimit tim unë doja që gjërat te Barcelona të shkonin keq, sidomos kur në drejtimin e saj ishte një njeri me të cilin kam një shoqëri të gjatë. Është me të vërtetë një sjellje shumë e keqe” deklaroi Guardiola