Pep Guardiola nuk e ka harruar humbjen nga Reali

Pep Guardiola nuk e ka harruar humbjen nga Reali

Pep Guardiola nuk e ka harruar humbjen nga RealiKarl-Heinz Rummenigge e ka lëvduar Pep Guardiolan për paraqitjet e Bayern Munichut në sezonin që lamë pas.

Megjithatë, shefi i bavarezëve ka thënë se trajneri nuk e ka harruar humbjen turpëruese nga Real Madridi.

Los Blancos e eliminuan Bayernin me rezultat të përgjithshëm prej 5-0 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa në ndeshjen kthyese në Allianz Arena triumfuan me rezultat 4-0.

“Nuk është harruar (humbja nga Reali), sidomos nga Pep. Paguam çmimin atë mbrëmje për shkak se e hoqëm këmbën nga gazi në ligë. Por, humbja na mësoi”.

“Mendoj se është mahnitëse dhe e admirueshme mënyra si Pep veproi dhe mori gjithë përgjegjësinë për rezultatin. Kjo nuk është diçka që ndodh shpesh në futbollin modern”, ka deklaruar Rummenigge.