Pep Guardiola: Ja pse u largova nga Barcelona

Pep Guardiola: Ja pse u largova nga Barcelona

Pep Guardiola: Ja pse u largova nga BarcelonaZërat e kohëve të fundit e shpjegojnë krizën e Barcelonës me mungesën e motivimit të lojtarëve. Një hipotezë ende e pavërtetuar por që gjen mbështetje edhe në fjalët e ish trajnerit Pep Guardiola, i cili e pranon se nuk arrinte t’i motivonte lojtarët në fushën e lojës dhe kjo është një nga arsyet që vendosi t’i jepte lamtumirën shoqërisë pas 5 viteve të paharrueshme.“Nëse si trajner nuk arrin të motivosh lojtarët e tu e kupton se ka ardhur momenti për t’u larguar. Ato ishin momente vërtet të rishtueshme për mua”.

Një deklaratë që zbulon një detaj interesant sepse në pamje të parë situata dukej perfekte por mesa duket tekniku katalanas ka kaluar edhe situata aspak të këndshme.

“Një prej momenteve më të trishtuara të karrierës time te Barcelona ishte eliminimi i vitit 2012 në Champions League nga Chelsea. Ne ishim shumë herë më lart se kundërshtarët por pësuam një gol të evitueshëm që na eliminoi dhe kjo ishte një disfatë e madhe për mua. Ai ishte një nga momentet kur e pashë veten të pafuqishëm për të drejtuar skuadrën”.

Në vijim, Pep zbulon dhe shkakun e transferimit në New York.

“Të drejtosh një skuadër në nivele të larta kërkohet shumë energji, me fjalë të tjera, ka momente kur të duhet të ndalosh për të karikuar bateritë. Ky është edhe shkaku që vendosa të transferohesha për një vit në New York. Ky ishte një vendim shumë i rëbndësishëm për mua, familjen dhe skuadrëbn time të ardhshme”.

Por si arrin Guardiola të ndërtojë një skuadër fituese?

“Për këtë nuk ka një formulë magjike. Futbolli është si shopingu në një qendër tregtare ku shkon të blesh atë produkt që të pëlqen më shumë”.

Gjithsesi, pavarësisht momenteve të errëta, nga Barcelona tekniku katalanas ruan shumë kujtime të bukura.

“Arritëm suksese të pabesueshme duke fituar 14 trofe në vetëm 4 vjet dhe kjo ishte periudha më e lavdishme e kësaj shoqërie. Me Barcelonën kam fituar gjithçka si trajner dhe lojtar dhe e kuptova në kohë se me kalimin e viteve gjithçka do të bëhej më e vështirë”.