Pep Guardiola: Futbollistët flasin keq për mua

Pep Guardiola: Futbollistët flasin keq për mua

Pep Guardiola: Futbollistët flasin keq për muaTrajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka pranaur se shumë ish futbollistë të tij nuk flasin mirë për të. Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka pranuar se nuk e ka reputacionin e mirë në mesin e disa ish futbollistëve të tij.

Ish strategu i Barcelonës kishte raport të tensionuar me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic në Camp Nou, kurse edhe Mario Mandzukic e kritikoi atë pas transferimit në Atletico Madrid gjatë verës.

Andaj, Guardiola e pranon se ka të atillë të cilëve nuk u pëlqen metoda e punës së tij.

“Për një trajner është e lehtë me futbollistët që luajnë gjithë kohën”, deklaroi ai.

“Por, kjo nuk është e mundshme me ne. Futbollistët e bëjnë dalllimin me vete e tyre dhe kur ndihen më mirë, luajnë më mirë. Shumë prej atyre me të cilët kam punuar tani flasin keq për mua. Mendoj se gjithmonë e kam dhënë maksimumin”, u shpreh Guardiola.