Pep Guardiola , çelësi i suksesit tek Bayern

Pep Guardiola , çelësi i suksesit tek Bayern

Pep Guardiola , çelësi i suksesit tek BayernKarl-Heinz Rummenigge ka thënë se Pep Guardiola është më meritori për këtë sukses e Bayern Munichut.Bayern Munich është i pa konkurrencë në Bundesligë, derisa edhe në Ligën e Kampionëve po tregohet skuadër e fortë.

Më meritori për këtë sukses të ekipit nga ‘Allainz Arena’ është Pep Guardiola, i cili morri drejtimin e ekipit gjatë verës pas suksesit historik të Jupp Heynckes

Kështu ka thënë Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i klubit, i cili është i impresionuar me punën e strategut spanjoll.

“Bayerni është me fat që ka një njeri të tillë në skuadër. Pep kombinon kualitetin me punën në një mënyrë të pakrahasueshme. Çdo gjë që duket e lehtë për publikun është produkt i punës së madhe që bëhet në ekip nga e hëna në të premte”, ka deklaruar Rummenigge.

“Intensiteti në stërvitje, diçka që unë e shikoj çdo ditë nga dritarja e zyrës sime, është vërtet mbresëlënës dhe nuk është rastësi që po shkruajmë historinë”, shtoi ai.