"Penguine Dance Albania"

“Penguine Dance Albania”

"Penguine Dance Albania"Aidon Matoshi ishte 20 vjeç, kur tre vjet me parë, ndërsa po lundronte ne internet me motren, Aiden, sheh rastësisht nje video që të dyve u pëlqeu menjëherë. Ishte një kërcim i veçantë që quhej “penguin dance”.

U pëlqeu shumë ky kërcim dhe filluan me humor t’u thonin të shtëpise që këtë kërcim do e bënin patjeter tek dasma e motrës, që asokohe s’ishte fare në horizont.

Por, kaluan tre vite dhe erdhi dita kur motra do të martohej. Koha kur Aidonit i duhej të mbante premtimin. Bleu ne “ebay” kostumin e pinguinit dhe drejt e në pistën e kërcimit.

Kjo video tashmë është klikuar mbi 1 milion e 300 herë. Dhe të imagjinosh se Aidoni e hodhi në “youtube” që ta shikonin të afërmit që s’kishin marrë pjesë në dasëm.

Penguine “Dance Albania”

Aidoni e solli për herë të parë “Penguine Dance” në Shqipëri. Ndërkohë, ky kërcim është shumë popullor ne vendet e Evropes Lindore. Ai kercehet neper festa te ndryshme dhe eshte bere nje trend neper dasma.

Tashme ka nje perhapje marramendase ne Arabine Saudite. Në fakt gjysma e klikimeve të videos së Aidonit vijnë pikërisht nga Arabia.

Kërcimi në Arabi

Aq shumë popullor është bërë ky kërcim atje saqë edhe gazeta kryesore e vendit që quhet “Al Arabia” i ka kushtuar shkrime që zbulojnë edhe origjinën e kërcimit që i ka rrënjët në folklorin findlandez.

Kërcimi Al Arabia

Aidoni ka vetëm katër muaj që e ka publikuar videon në internet dhe po të marrësh në konsideratë shkrimin e bërë nga “BBC” dhe ofertat e shumta të bashkëpunimit nuk është e ekzagjëruar të thuash se është bërë i famshëm me penguin dance.