Pele, në gjendje të rëndë shëndetësore

Pele, në gjendje të rëndë shëndetësore

Pele, në gjendje të rëndë shëndetësoreNjë prej legjendave të gjalla të futbollit botëror, Pele, është duke përjetuar një nga sfidat më të vështira të jetës së tij, atë me vdekjen.

Braziliani u shtrua disa ditë më parë në spitalin “Albert Einstein” në San Paolo për shkak të një infeksioni në veshka, por lajmet që andej nuk janë aspak optimiste. Në buletinin mjekësor të spitalit “Albert Einstein” ku gjendet Pele, shkruhet:

-Gjendja e pacientit Edson Arantes do Nascimento është e paqëndrueshme, dhe për t’u monitoruar më mirë, pacienti është transferuar në një njësi të specializuar.

74-vjeçari Pele u shtrua fillimisht në spital rreth 15 ditë më parë, duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje për heqjen e gurëve në veshka. Operacioni fillimisht rezultoi i suksesshëm dhe Pele la spitalin për disa ditë, por u shtrua sërish të hënën, pasi gjatë një kontrolli rutinë pas operacionit iu diagnostikua një infeksion në rrugët urinare.