PDK në pritje, LAN shpreson në vendimin e GJK

PDK në pritje, LAN shpreson në vendimin e GJK

PDK në pritje, LAN shpreson në vendimin e GJKPërderisa këshilltari politik i Hashim Thaçit, Ardian Arifaj, ka thënë se pret që vendimi final i Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të sqarojë në detaje se kryeparlamentari i takon vetëm PDK-së si grupi më i madh parlamentar, përfaqësuesit e koalicionit LDK-AAK-Nisma kanë shprehur optimizëm se Kushtetuesja do tua japë të drejtën edhe atyre.

Besnik Tahiri thotë se janë në pritje të vendimit final të Gjykatës Kushtetuese që edhe bllokut t’i jepet mundësia ta propozojë kandidatin e vet për kryetar të Kuvendit në rast se dështon PDK-ja, shkruan Epoka e re.

Në anën tjetër Koalicioni paszgjedhor nuk heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Koalicioni paszgjedhor LDK, AAK, Nisma (LAN) është i gatshëm që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse me vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese nuk u lihet “asnjë derë” për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Zyrtarë nga koalicioni paszgjedhor kanë këmbëngulur që nëse Kushtetuesja nuk ua njeh të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjell koha.net.

Në anën tjetër, zyrtarë të Partisë Demokratike kanë thënë se presin ndryshim të qasjes së partive të bllokut, duke mos e përjashtuar mundësinë që kandidati për kryeparlamentar të jetë jashtë partisë së Hashim Thaçit. /rtk/