PDK në Malishevë jep naftë në këmbim të votave

PDK në Malishevë jep naftë në këmbim të votave

PDK në Malishevë jep naftë në këmbim të votaveLëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Prokurori një denoncim ndaj Partisë Demokratike të Kosovës ku thuhet se ky subjekt dyshohet se ka blerë vota me naftë.

“Mbrëmë me 02.11.2013 rreth orës 22:50, pas informatave te pranuara nga disa aktivist kemi hasur se te pika e karburantit Pajtimi në Malishevë, ka japur mbi 9.000 euro derivate ne këmbim te votës, ne e kemi verifikuar disa raste por qe kemi arritur ne një rast te sigurojmë një fature te naftës, e cila është e bashkangjitur në këtë raport” thuhet në raport.

Bashkë me këtë raportim VV ka bashkëngjitur edhe fletëpagesat me të cilat sipas tyre dëshmohet se është blerë nafta.