PD: Shqiptarët do kenë kryeministër një gënjeshtar

PD: Shqiptarët do kenë kryeministër një gënjeshtar

PD: Shqiptarët do kenë kryeministër një gënjeshtarPartia Demokratike ka akuzuar kreun e PS-se, kryeministrin e zgjedhur te shqiptareve se jo vetem nuk ka ndermend te mbaje premtimet me te cilat fitoi zgjedhjet, por po fyen kujtesen e shqiptareve.

Duke iu referuar premtimit te bere per nje ministri emigracioni e me pas deklarates se Rames se nuk e kishte bere ndonjehere nje premtim te tille, PD thekson se ai gënjeu publikisht.

Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD, Laura Vorpsi tha se Rama deklaroi Edi Rama mashtroi ne këtë mënyre rreth 1 milion qytetare qe punojnë dhe jetojnë jashtë teritoritorit shqiptare , duke faktuar se për te interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo tu shërbeje qytetareve.

“Edi Rama u tha mediave se e kane ngatërruar me partine e Çameve! Partia Demokratike I bën sot publikisht nje pyetje zotit Rama. A keni deklaruar ju zoti Rama per gazetat shqiptare te Athinës citoj: ”Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të vecantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”?!- tha ajo.

Sipas saj, me e pakta qe mund te bëje Rama është tu kërkoje ndjese emigranteve shqiptare për talljen dhe fyerjen publike qe ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër. “Tu kërkoni ndjese mediave qe u fyet publikisht kujtesën dhe profesionalizmin e tyre. Shqiptaret po e kuptojne cdo dite se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do te kenë nje gënjeshtar qe si interes te vetem ka ate personal!”- tha ajo.