PD: Rama, pallat për pajë Lindës

PD: Rama, pallat për pajë Lindës

PD: Rama, pallat për pajë LindësNë vijim të akuzave të ndersjellta për pasuritë mes Qeverisë dhe opozitës, zëdhënësja e Partisë Demokratike akuzoi kreun e Partise Socialiste Edi Rama, se kur ka qene kryetar bashkie ka dhënë leje ndërtimi për një pallat për gruan e tij, objekt të cilin kjo parti, e cilëson si pajë për gruan e tij.

“Prej mëse dy javë kryetari i Partisë Socialiste nuk përgjigjet për origjinën e 100 milionë lekëve të të shoqes Linda Basha të marra apo të dhëna kredi pa interes nga zonja Basha.

Ndërkohë ne po i japim mundësi z.Rama të sqarojë publikun për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë, ndërtim i përfunduar në vitin 2010 pronë e familjes së bashkëshortes së z. Rama, Linda Basha.

Partia Demokratike kërkon nga ju të sqaroni shqiptarët se cili është historiku i vërtetë i këtij pallati? A keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar bashkie lejen e ndërtimit të këtij pallati? Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati?

A ka histori paje në këtë pallat dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkshortja juaj keni marrë si pajë?”, thuhet në reagim.